Sport
Vlen 50 milionë euro, urim special nga Armand DUKA për lojtarin e Kombëtares (FOTO)

Elseid Hysaj feston sot 26 vjetorin e lindjes. Futbollisti i Kombëtares është një armë e fortë e ekipit kuqezi, duke fituar në fushë shiritin e kapitenit. I aktivizuar me Napolin në Serinë A të futbollit italian, Hysaj duket se ka rigjetur formën e mirë dhe ardhja në stol e trajnerit Genaro Gattuso ka rikthyer “buzëqeshjen” e shkodranit.
Në këtë 2 shkurt, futbollisti ka marrë shumë urime por njëri është më special. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka ka postuar në rrjetet e tij sociale një foto, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit kuqezi. Kujtojmë se për mbrojtësin e Kombëtares kanë shprehur interes shumë skuadra në merkato, me 26 vjeçarin që vlen 50 milion euro sipas klubit të tij./newsport/























