Connect with us

Sport

Punë e kryer – Man Utd arrin marrëveshje me Odion Ighalo

Publikuar

Odion Ighalo me shumë gjasë do të jetë trasnferimi i fundit i Manchester United për këtë merkato.

Anëtari i Shanghai Shenhua do pritet t’i bashkohet ‘Djajve të kuq’ për pjesën e mbetur të sezonit, në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Në garë për lojtarin ishin edhe skuadra si Tottenham Hotspur, por United ishte skuadra që arriti të finalizonte marrëveshjen.

United do të paguajnë rreth 2 deri në 4 milionë euro për huazimin e tij, si dhe pagën e lojtarit prej 100 mijë funteve në javë.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për transferimin e Odion Ighalo. /Lajmi.net/