Connect with us

Lajme

Rindërtimet zyrtare në Tiranë, 18 zona të reja zhvillimi

Publikuar

Pasi të përfundojnë aplikimet online do të nisë edhe procesi i rindërtimit në 18 zonat e reja të zhvillimit. Në kryeqytet do të jenë 9 lagje të reja, ndërtimi i të cilave do të bëhen sipas standardeve bashkëkohore antisizmike.

Në pritje të faturës financiare përfundimtare dhe konferencës së donatorëve, qeveria ka miratuar 18 zona të reja zhvillimi për t’u ardhur në ndihmë banorëve të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, deklaroi që ndërtesa e reja do t’i nënshtrohen të gjitha standardeve bashkohore.

Ahmetaj: Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkurt do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi. Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.

Ministri Ahmetaj njoftoi se Enti i Banesave ka hapur garën për zgjedhje e modelit të ndërtimit të banesave.

Ahmetaj: Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi.

Qeveria i bën apel qytetarëve që të përshpejtojnë aplikimin online për të kërkuar ndihmë nga shteti, proces i cila ka nisur me 29 janar dhe pritet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Ahmetaj: Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve, në krye të dy ditëve kanë aplikuar rreth 200 familje. Aplikoni sa më shpejt, procesi është i thjeshtë dhe keni njësitë administrative, punonjësit, për të ecur sa më shpejt në procesin e aplikimit në platformën elektronike.

Zonat e reja të zhvillimit

1- Njësia administrative Shijak-FSHZH

2- Kurbin- Do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë

3- Thumanë-FSHZH

4- Kurbin- Një zonë tjetër

5- Krujë- Dy zona, njëra në Bubq, tjetra në Fushë Krujë

6- Durrës- Një zonë -FSHZH

7- Vore- Një zonë

8- Kavajë-Një zonë në qytet

Tiranë- 9 zona të reja

1- 5 maji

2 -Zona e autotraktorëve

3 -Kombinat.

4 -Universiteti Bujqësor i Tiranës,

5 -Baldushk, ku do të bëhet ndërtim kolektiv (restaurim i gjithë zonës)

6 -Ndroq,

7 -Vaqarr

8 -Zall Herr/Ora News.tv/

Maqedoni31 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK