Connect with us

Lajme

Gazetari nga Pekini: Asnjë shqiptar në Kinë nuk është prekur nga Koronavirusi

Publikuar

Shqiptarët që gjenden në Kinë nuk janë të prekur nga Koronavirusi, sipas të dhënave deri më tani.

Gazetari Edison Myrteza nga Pekini ka treguar për gjendjen e shqiptarëve atje dhe informacionet që media kineze po shpërndanë, njofton Klan Kosova.

“Nga informacionet që kam marrë mëngjesin e sotëm deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga koronavirusi dhe të gjithë janë mirë. Nuk dihet numri i saktë sa shqiptarë janë në Kinë dhe nuk kemi një informacion për çdo shqiptar që është në tokën kineze. Megjithatë për 300 e ca shqiptarë që unë i njoh dhe kemi grupin tonë informojmë se nuk ka asnjë problem”.

“Shqetësimi është për studentët që ndodhën në Wuhan dhe për një studente që po përpiqet të kthehet në Shqipëri. Ambasada ka kërkuar që të bëhet një data base, e cila është dashur të bëhet shumë vite më parë dhe nuk duhej të priste që të shpërthejë virusi për ta bërë. Ata kanë kërkuar prej shqiptarëve emrin, mbiemrin dhe vendin se ku ndodhën që ambasada ta dijë. Po bëhet përpjekje për të njohur numrin e shqiptarëve dhe si është gjendja e tyre dhe për këtë është mirë”.

Myrteza tha se në media mund të ketë edhe spekulime rreth ndalimit të udhëtimit, por se është e vërtetë që transporti është i ndaluar plotësisht në qytetin ku shpërtheu virusi.

“Media kineze mbulon çdo informacion dhe natyrisht që përveç këtyre të dhënave nuk kemi tjetër të dytë sepse nuk ka media të ndryshme private për të treguar sa është një numër real apo jo. Dhe përderisa është një media kineze dhe qeveria kineze e cila jep informacionet atëherë do të përdorim këtë numër”.

“Janë mbi 86 viktima kur shumica prej tyre janë nga qyteti i Wuhanit apo provinca Hubei në qendër të Kinës nuk lejohet që të hyhet apo të dilet. Të paktën qeveria kineze ka vënë një afat kohor prej 14 ditësh për qytetarët që duhet të qëndrojnë patjetër të palëvizur nga qyteti. Pas 14 ditëve do të shihet si është gjendja e virusit dhe më pas do të merret një vendim tjetër nëse qytetarët do të lihen për të lëvizur apo jo. Për momentin Wuhan është një karantinë e vërtetë”.

“Ndërsa për shqiptarët e tjerë të cilët nuk ndodhën në Wuhan dhe në provincën Hubei janë të lirë të lëvizin dhe mund të kthehen në Shqipëri. Nga informacioni i fundit që unë kam parë është se një studente shqiptare nga një qytet tjetër është kthyer në Shqipëri, por më e rrezikuar ndoshta është studentja që ndodhet në Ëuhan sepse ndodhët pikërisht në vatrën e shpërthimit të virusit. Nga kontakti që kam pasë me atë ajo ka kryer disa analiza shëndetësore në mënyrë që të kishte një ide se si ishte gjendja e saj dhe deri më tani është shumë e mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nga kontakti që kam me të gjithë shqiptarët që janë këtu deri më tani nuk ka asnjë problem sa i përket gjendjes shëndetësore”.

Sa i përket paralajmërimit të ndërtimit të një spitali nga autoritetet kineze, Murteza tha se puna është planifikuar të nisë më 3 shkurt.

“Megjithatë shpërthimi i virusit është më i madh dhe qeveria kineze ka planifikuar që të nisë edhe një spital të dytë në Wuhan marrë parasysh edhe numrin shumë të madh të personave të infektuar është parë se nuk është i mjaftueshëm”.

“Në spitalin e parë do të ketë mbi 1000 shtretër në spitalin e parë dhe po kaq do të jenë përmasat e spitalit të dytë. Ndoshta do të duhen disa muaj që të ulet niveli i të sëmurëve pasi brenda një muaji janë të paktën 86 viktima. Ndërtimi i spitalit është bërë i domosdoshëm për të ulur numrin e të sëmurëve”.

Ndërkaq, numri total i të vdekurve nga ky virus në mbarë botën është 106 sipas BBC, ndërsa numri i konfirmuar i të prekurve nga ky virus në Kinë u rrit në 4,515 që nga dje, i cili ishte 2,835.

Maqedoni33 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK