Connect with us

Sport

STUDIMI: Tifozët e flaktë të futbollit janë në rrezik nga stresi i madh që përjetojnë

Publikuar

Kjo është një gjetje që shumë tifozë futbolli mund të mendojnë se e kanë ditur që më herët.

Mbështetësit e lojës së bukur përjetojnë nivele shumë të larta të stresit duke shikuar ekipet e tyre, deri në atë masë sa mund të rrezikojnë sulmin në zëmër, shkruan hulumtimi i ri.

Niveli i hormonit të kortizolit ishte gjetur tepër i madh dhe i rrezikshëm gjatë ndeshjeve, sipas Universitetit të Oksfordit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ndeshjet që humbeshin nga ekipet e mbështetura prej tifozëve ishte më e mundur të rrisnin shtypjen e gjakut dhe të rrezikonin zemrën, thuhet aty.

“Fansat që janë tepër të lidhur me ekipet e tyre – që është, të kesh ndjesinë se je “një” me ekipin – përjetojnë stres shumë më të madh fiziologjik gjatë shikimit të ndeshjes,” tha doktoresha Martha Newson, hulumtuese.

Këto përfundime erdhën pasi studimi testoi salivën e 40 brazilianëve, para, gjatë dhe pas ndeshjeve të rëndësishme të kupës së botës, përfshirë humbjen turpëruese 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Dr.Newson ka sugjeruar që stadiumet të konsiderojnë drita më të errëta dhe të lëshojnë muzikë më qetësuese pas ndeshjeve.