Lajme
Vendoset edhe në shqip tabela në parkun e Butelit

Pas reagimeve të shumta lidhur me mungesën e gjuhës shqipe në tabelën hyrëse të parkut të sapohapur “Oaza e Butelit” në Shkup, sot në hyrje të parkut është vendosur edhe tabela në gjuhën shqipe, raporton Zyrtare.
Parku, i cili u promovua në ditën e hapjes me tabelë vetëm në gjuhën maqedonase, tashmë ka edhe mbishkrimin në shqip.
Për momentin nuk dihet se kush ka ndërmarrë iniciativën për vendosjen e tabelës në gjuhën shqipe dhe nëse kjo është bërë nga institucionet përgjegjëse apo nga ana e vetë qytetarëve.
Mungesa e gjuhës shqipe në këtë park shkaktoi për disa ditë përplasje mes këshilltarëve shqiptar dhe kryetarit të komunës së Butelit, Darko Kostovski. /ZYRTARE.net












