Kosovë
Bajrami: Ne s’mund të bëjmë marrëveshje përmes letrave e videove

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i saj nuk do të heqë dorë nga oferta e fundit dërguar drejt VV’së.
“Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta. Ne nuk kemi dalë në medie për arsye se nuk kemi dashur të ndikojmë në prishjen e një marrëveshje eventuale. Por kur e pamë se raportimet në medie kishin spekulime të shumta, atëherë nuk patëm zgjidhje dhe dolëm e treguam ofertën tonë. Ne s’mund të bëjëm marrëveshje përmes letrave e videove”, ka thënë Bajrami.
Sipas Bajramit, oferta e LDK’së është ajo që të i jepet kryeparlamentari deri në kohën kur do të merrte presidentin LDK’ja. Pastaj do i kthente VV’së këtë pozitë.





















