Connect with us

Shqipëri

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Publikuar

më

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Një automjet tip “Benz” ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po disiplinojnë trafikun e rënduar, ndërsa ekspertët po dokumentojnë rrethanat e aksidentit. Gjithashtu, zjarrfikësit e Lushnjës po punojnë për pastrimin e autostradës nga mbetjet e automjeteve të përfshira në përplasje.

Maqedoni31 minutes ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë43 minutes ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Kosovë44 minutes ago

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Religjion45 minutes ago

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë

Maqedoni45 minutes ago

Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!

Shqipëri46 minutes ago

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

Maqedoni3 hours ago

Kriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarët

Kosovë3 hours ago

Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

Maqedoni3 hours ago

Ndryshime në krye të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, emërohet drejtori i ri

Maqedoni3 hours ago

Mungesat e barnave nuk do të tolerohen: Prodhuesit detyrohen të paralajmërojnë me kohë

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Mickoski dhe Sllaveski sollën bankën e Vuçiqit, tani qytetarët s’mund t’i tërheqin kursimet!

Lajme3 hours ago

Dorëhiqet një nga drejtorët e qeverisjes aktuale, ja kush vjen në vend të tij? (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK