Lajme
Buteli bëhet me Mega Park, hapet hapësira e re e gjelbër në Shkup

Në Butel është hapur zyrtarisht Mega Parku, një hapësirë e re publike dhe e gjelbër, e cila do të shërbejë për pushim, rekreacion dhe shoqërim të qytetarëve.
Për hapjen e parkut ka njoftuar drejtori i NP „Parqe dhe Gjelbërime“, Muamer Seferi, i cili bëri të ditur se ndërmarrja ka kontribuar në rregullimin e hapësirave të gjelbra në kuadër të projektit të Qytetit të Shkupit.
Sipas Seferit, hapësira ku sot është ndërtuar parku më parë ishte e degraduar dhe përdorej për hedhjen e mbeturinave.
Me realizimin e këtij projekti, Buteli fiton një hapësirë të re publike, e cila synon të përmirësojë ambientin dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët e të gjitha gjeneratave.















