Connect with us

Maqedoni

Bujar Osmani ironizon: Kremlini humb aleatë, Vuçiqi gjen ngushëllim në Maqedoninë e Veriut!

Publikuar

më

Bujar Osmani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pretenduar se Kremlini ka humbur dy nga aleatët e tij kryesorë në Evropë, Viktor Orbanin dhe Aleksandar Vuçiqin.

“Fillimisht Orbani, tani Vuçiqi. Kremlini ka humbur papritur dy nga aleatët e tij kryesorë në Evropë…”, ka shkruar Osmani.

Në fund të reagimit, ai ka shtuar edhe një koment ironik për skenën politike në vend: “P.S. Vuçiqi paska fituar në Maqedoninë e Veriut.”

Osmani nuk ka sqaruar se kujt konkretisht i drejtohet ky mesazh dhe as cilave zhvillime u referohet me këtë krahasim.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK