Connect with us

Lajme

Kush fitoi dhe kush humbi vota në Bërvenicë (ANALIZË)

Publikuar

më

Kush fitoi dhe kush humbi vota në Bërvenicë (ANALIZË)

Një vit pas zgjedhjeve lokale të vitit 2025, rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara në Komunën e Bërvenicës tregojnë ndryshime të dukshme në mbështetjen e partive politike. Sipas numrave zyrtar që ka anlizuar ZYRTARE.net, del në përfundim se AKI ka shënuar rritjen më të madhe të votave, ndërsa VLEN dhe VMRO-DPMNE kanë humbur një pjesë të mbështetjes elektorale.

Në zgjedhjet e vitit 2025, VMRO-DPMNE kishte fituar 3.388 vota me kandidatin Jovica Ilievski, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2026 kandidati Stojanço Radiçevski mori 2.943 vota. Kjo paraqet një rënie prej 445 votash, përcjell zyrtare.net

Rënie ka shënuar edhe VLEN-i. Nga 2.021 vota që kishte marrë Haqim Ramadani në vitin 2025, në zgjedhjet e vitit 2026 Jakup Huseini mori 1.528 vota, apo 493 vota më pak, thotë analiza që ka bërë zyrtare.net

Në anën tjetër, AKI është fituesi më i madh në aspektin e rritjes së votave. Nga 1.147 vota që kishte marrë Enver Pajaziti në vitin 2025, kandidati Arkin Jahiji arriti në 2.152 vota në vitin 2026. Kjo është një rritje prej 1.005 votash, pothuajse dyfishim i rezultatit të mëparshëm.

LSDM-ja gjithashtu ka shënuar rritje, nga 481 vota në vitin 2025 me Svetlana Mitreska-Ançelkovskën, në 706 vota në vitin 2026 me Jovica Radeskin, pra 225 vota më shumë.

Sa i përket votuesve, në vitin 2025 kishin votuar 7.288 qytetarë, ndërsa në vitin 2026 numri u rrit në 7.565, ose 277 votues më shumë. Megjithatë, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ra nga 251 në 160.

Tabela: Kush u rrit dhe kush u zvoglua nga partitë

Krahasimi tregon se AKI ka fituar dukshëm më shumë mbështetje, ndërsa VLEN ka pësuar rënien më të madhe në numër absolut të votave, pasuar nga VMRO-DPMNE.

Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për krahasimin e rezultateve të dy proceseve zgjedhore, me kandidatë të ndryshëm. Prandaj, ndryshimi i votave nuk mund t’i atribuohet automatikisht vetëm performancës së partive. Për më tepër, zgjedhjet e vitit 2026 në Bërvenicë janë të parakohshme dhe gara për kryetar komune vazhdon në raundin e dytë mes Stojanço Radiçevskit dhe Arkin Jahijit. /ZYRTARE.NET/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK