Connect with us

Lajme

Bërvenicë, Radiçevski dhe Arkin Jahiji në raundin e dytë

Publikuar

më

Stojanço Radiçevski i VMRO-DPMNE-së ka përfunduar i pari në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ndërsa në raundin e dytë do të përballet me Arkin Jahijin e AKI-së, raporton Zyrtare.net

Pas përpunimit të të gjitha 24 vendvotimeve, Radiçevski ka siguruar 2.943 vota, përkatësisht 38,90 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Arkin Jahiji nga AKI me 2.152 vota ose 28,45 për qind, ndërsa kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka marrë 1.528 vota, përkatësisht 20,20 për qind.

Dallimi mes dy kandidatëve që kalojnë në raundin e dytë është 791 vota.

Kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, ka siguruar 706 vota ose 9,33 për qind. Dushan Bogdanovski ka marrë 55 vota, ndërsa Arife Idrizi 21 vota.

Sipas të dhënave të publikuara, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë votuar 7.565 qytetarë, ndërsa dalja në votime ka qenë 46,56 për qind. Janë regjistruar gjithsej 160 fletëvotime të pavlefshme.

Kështu, gara për kreun e Bërvenicës do të vendoset në raundin e dytë, ku Stojanço Radiçevski i VMRO-DPMNE-së do të përballet me Arkin Jahijin e AKI-së./ Zyrtare.net

Advertisement
Lajme27 minutes ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme33 minutes ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë43 minutes ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri2 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme3 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Kosovë3 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni4 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni4 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri4 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë5 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme5 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni5 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

NA NDIQ NË FACEBOOK