Connect with us

Kosovë

Gani Geci do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim

Publikuar

më

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Geci po përballet me akuzën për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK