Religjion
Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Më thua: “Ka qenë një vit i keq, falë Zotit shpëtuam.” Nëse me shpëtim e ke fjalën se nuk vdiqëm, atëherë po — shpëtuam!
Por unë shpëtimin e kuptoj ndryshe, si kalim mbi urën e Siratit drejt Xhennetit.
Të gjitha tjerat veç kësaj janë fitore të zbrazëta!
I dashuri im,
nuk është fitore vetëm të jetosh, as humbje të vdesësh!
E rëndësishme është si jeton dhe për çfarë vdes!
Nuk e di pse, derisa të shkruaj, më shkon mendja te Mus’ab ibn ‘Umejri, në ditën e Uhudit.
Mus’abi, djaloshi i bukur, i pasur dhe i përkëdhelur nga fisi Kurejsh.
E shtrijnë mbi rërën e shkretëtirës, duke pritur t’ia hapin varrin.
Por nuk gjetën mjaftueshëm pëlhurë për t’ia mbuluar tërë trupin — nëse ia mbulonin kokën, i mbeteshin këmbët të zbuluara, dhe nëse ia mbulonin këmbët, i zbulohej koka.
Sipas matjeve të kësaj bote,
një vdekje e tillë pas një jete në begati duket si një fat i mjerë dhe tragjik.
Por e vërteta është se atë ditë Mus’ab ibn ‘Umejr përjetoi çastin e tij më të lumtur!
Nëse jeta është vetëm shpëtim dhe mbijetesë, atëherë ka shumë të mbijetuar.
Nëse vdekja është humbje, atëherë të gjithë në fund do të jemi të humbur!
Ajo për të cilën duhet vërtet të shqetësohemi është:
Si do të jetë nata jonë e parë në varr?
A do të jetë një kopsht nga kopshtet e Xhennetit apo një gropë nga gropat e zjarrit?
Imagjino bashkë me mua thjeshtësinë dhe njëkohësisht ndërlikimin e kësaj pyetjeje!
Diploma jote e doktoraturës atëherë nuk do të të ndihmojë, nëse zemra jote nuk e ka mbajtur mirë mend mësimin e parë të shkollës fillore:
Kush është Zoti yt?
Cila është feja jote?
Kush është Pejgamberi yt?
Paqe zemrës sate.
Autori: Ed’hem Sherkavi
Përkthim: Redaksia



















