Connect with us

Kosovë

Prishtinë: Ia futën qesen në kokë dhe e dogjën – 40 vjet burg për kryesit e krimit

Publikuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve G.R dhe O.S.

I akuzuari G.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 30 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë. Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 30.04.2009.

I akuzuari i dytë O.S. po ashtu është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 vjetësh për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Të akuzuarit G.R. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më shumë se sa dënimi i shqiptuar me aktgjykim, ndërsa të akuzuarit O.S i ndërpritet masa e paraburgimit më datë 21.01.2020.

G.R dhe O.S janë akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 29.04.2009  bashkë me një person të panjohur me nofkën “Qeli”, në bazë të marrëveshjes paraprake e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin N.H. e me dashje që ta privojnë nga jeta e kishin goditur me mjet të fortë në kokë, ia kishin lidhur këmbët dhe duart, ia kishin vendosur një qese najloni në kokë dhe e kishin futur në veturë pastaj e kishin dërguar në një lokacion në mes të fshatit Smallushë dhe Dobratin, Komuna Lipjanit, ku më pas me qëllim të fshehjes së gjurmëve trupin e të ndjerit e kishin djegur.

Palët kanë  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Maqedoni13 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK