Connect with us

Maqedoni

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Publikuar

më

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, përuroi sot çerdhen e re në Përshevcë, me kapacitet për 147 fëmijë.
Memishi bëri të ditur se për ndërtimin dhe pajisjen e objektit janë investuar 808 mijë euro, pjesa më e madhe e të cilave janë siguruar nga Bashkimi Evropian. Çerdhja është moderne dhe energjetikisht efikase, ndërsa me hapjen e saj pritet të zgjidhet edhe problemi i listës së pritjes për fëmijët në këtë zonë.
“Erdhi edhe kjo ditë që, pas shumë vitesh pritjeje dhe procedurash, çerdhja e re të vihet në funksion. Ky është vendi ku do të rriten fëmijët tanë, ku do të hedhin hapat e parë drejt dijes dhe do të krijojnë miqësitë e para”, deklaroi Memishi.
Kryeministri Mickoski vlerësoi angazhimin e kryetarit të Tearcës, duke theksuar se Memishi kishte trashëguar shumë probleme në komunë dhe se, sipas tij, me punë të përkushtuar po i zgjidh ato. Ai paralajmëroi vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë për projektet komunale.
Çerdhja e re në Përshevcë ka 12 të punësuar, ndërsa ministri Velkovski njoftoi se deri në fund të vitit 2028 planifikohet përfundimi i 37 çerdheve të tjera në vend.

Maqedoni43 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme53 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme58 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri1 hour ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë1 hour ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme2 hours ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni2 hours ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë2 hours ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë2 hours ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni3 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK