Connect with us

Lajme

Afrim Gashi me Adnan Azizin dhe disa deputet tjerë për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Publikuar

më

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot po qëndron për vizitë në Riad, në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Në përbërje të delegacionit janë edhe koordinatorët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Micevski dhe Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskoordinatori i VLEN-it, Adnan Azizi, përcjell TV21. Në kuadër të vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Gashi do të zhvillojë takim me homologun e tij, Sheik Dr. Abdullah bin Muhamed bin Ibrahim Al-Sheikh, kryetar i Këshillit Konsultativ (Shura), si dhe me deputetë dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë. Delegacioni do të marrë pjesë edhe në një seancë plenare të Këshillit të Shuras.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK