Connect with us

Maqedoni

Refuzohen 252 studentë për konvikt, ja arsyet më të shpeshta

Publikuar

më

Gjithsej 252 studentë janë refuzuar deri tani në konkursin për akomodim në konviktet studentore, pasi nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara. Këtë e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë një paraqitjeje në 4TV.

Sipas Janevskës, të drejtë për qëndrim në konvikte kanë vetëm studentët e rregullt, ndërsa ata me status absolventi për më shumë se tre vjet e humbin këtë të drejtë.

Një tjetër problem i shpeshtë është dokumentacioni i paplotë gjatë aplikimit elektronik.

“Procesi i aplikimit është tërësisht i digjitalizuar dhe u bëj thirrje studentëve të kenë kujdes gjatë ngarkimit të dokumenteve. Duhet të jenë studentë të rregullt dhe të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar një vend”, tha ministrja.

Ajo paralajmëroi se, nëse pas përfundimit të të gjitha afateve mbeten vende të lira, Ministria do të përgatisë një rregullore të re, e cila do të mundësojë që këto vende t’u ofrohen studentëve me çmime komerciale, por dukshëm të subvencionuara.

NA NDIQ NË FACEBOOK