Connect with us

Lajme

Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

Publikuar

më

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi me rastin e përvjetorit të ngjarjes, Kurti ka thënë se Bunjaku ra në krye të detyrës, duke e cilësuar atë si “hero të Kosovës”.

“Është e vërtetë, ata na kanë bërë dëm e shkaktuar vuajtje, por ne kemi fituar. Shteti ynë i pavarur, Republika e Kosovës, ka ngadhënjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristët”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri e ka cilësuar grupin e armatosur që kreu sulmin në Banjskë si të organizuar, drejtuar dhe financuar nga Beogradi, ndërsa ka përmendur Milan Radoiçiqin si personin që, sipas tij, i printe këtij grupi.

Kurti ka deklaruar se qëllimi i sulmit ishte konflikti i armatosur dhe gjakderdhja në territorin e Kosovës, si dhe aneksimi i veriut të vendit.

“Grupi terrorist paraushtarak i organizuar, dirigjuar dhe financuar nga Beogradi, së cilit i printe kryekrimineli Millan Radoiçiq, dështoi në sulmin tinzar që kishte për qëllim konflikt të armatosur e gjakderdhje në manastir ortodoks të shekullit XIV, dhe mandej aneksimin e veriut të Kosovës”, ka shkruar ai

Ai ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, inteligjencës dhe institucioneve të tjera shtetërore për përballimin e sulmit.

Në lidhje me përgjegjësit e sulmit, Kurti ka thënë se tre persona janë vrarë gjatë aksionit, ndërsa tre të tjerë ndodhen në burg që nga ajo ditë. Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Shteti ynë asnjëherë nuk do të heq dorë në kërkim të tyre derisa të gjithë të kenë marrë gjykimin e drejtësisë dhe dënimin e merituar”.

Ai shtoi se në Banjskë, rruga në vendin ku ndodhi sulmi mban sot emrin e Afrim Bunjakut.

“Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, heroit Afrim Bunjakut!”, ka shkruar Kurti.

Lajme5 minutes ago

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

Maqedoni2 hours ago

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtar

Lajme2 hours ago

“One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

Shqipëri2 hours ago

E diela sjell ndryshim të motit, reshjet e shiut përfshijnë disa zona, ja si do të luhaten temperaturat sot

Lajme3 hours ago

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Maqedoni4 hours ago

Konvikti studentor apo deponi mbeturinash? Pamje të turpshme nga “Goce Dellçev” në Shkup!

Shqipëri5 hours ago

Superiore/ Vendos një penallti e Balajt, Vllaznia fiton me Partizanin, “demat e kuq” mbeten në vendin e fundit!

Lajme6 hours ago

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Maqedoni7 hours ago

Përleshje mes taksistëve para Aeroportit të Shkupit, shkak një debat për radhën e marrjes së udhëtarëve (VIDEO)

Shqipëri7 hours ago

Trump i vendosur: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të!

Lajme8 hours ago

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Maqedoni10 hours ago

PDSH hap kapitull të ri në Saraj, Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i degës

NA NDIQ NË FACEBOOK