Sport
Ben Simmons shpërthen në fitoren e Philadelphia 76ers kundër Brooklyn

76ers kanë shënuar fitore me rezultatin 111:117, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje, më i miri në parket ishte basketbollisti i Philadelphia, Ben Simmons, i cili regjistroi ‘triple-double’.
Simmons ka shënuar 34 pikë, duke regjistruar edhe 12 kërcime dhe shtuar edhe 12 asistime.
Organizatori i 76ers ishte produktiv edhe në mbrojtje, me 5 topa të vjedhur dhe 2 bllokada.
Edhe më madhështore, paraqitjen e Simmons e bën saktësia e tij 12/14 nga loja e hapur.
Me këtë paraqitje, Simmons ka heshtur të gjithë kritikët e tij. /Lajmi.net/






















