Maqedoni
Incidenti në aeroport, MBP jep detaje

Një zënkë verbale ka eskaluar në dhunë fizike brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke detyruar autoritetet policore të ndërhyjnë.
Sipas informacioneve nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB Shkup), incidenti ka ndodhur më 20.09.2026, rreth orës 19:10. Pas një konflikti verbal paraprak, situata ka degeneuar në një përleshje fizike mes B.T. (20) nga Tetova dhe B.A. (42) nga Kumanova. Gjatë kësaj përleshjeje, palët kanë përdorur edhe mjete të forta.
Policia ka ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy personave do të ngrihen kallëzimet përkatëse për prishje të rendit dhe qetësisë publike.















