Connect with us

Kosovë

Humb jetën një grua në Leposaviq, policia jep detaje

Publikuar

Një grua është gjetur e vdekur të mërkurën në Leposaviq, ndërsa rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator 2026, rreth orës 07:00.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

NA NDIQ NË FACEBOOK