Kosovë
Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Imami i njohur kosovar Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë ka kujtuar Nënën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se ne shqiptarët e kujtojmë Gonxhe Bojaxhiun bijën tonë shqiptare të besimit katolik që e bëri mëshirën vepër dhe shërbimin gjuhë të përbashkët.
“Nuk kemi nevojë të besojmë njësoj për ta njohur të mirën e njëri-tjetrit. Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët.” – shkruan ai.
Maliqi dallon nga disa hoxhollarë tjerë që ofendojnë Nënën Terezë, ka lavdëruar veprën e saj.
Postimi i plotë:
Në kujtim të Gonxhe Bojaxhiut
Bota e njohu si Nënë Tereza. Ne shqiptarët e kujtojmë edhe si Gonxhe Bojaxhiu, bijën tonë shqiptare të besimit katolik, që e bëri mëshirën vepër dhe shërbimin gjuhë të përbashkët të njerëzimit.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, si imam shqiptar, e kujtoj veprën e saj, në shërbim të njerëzve në nevojë.
Manuali ynë jetësor, Kurani Famëlartë, i mëson besimtarët musliman: “Dhe bëni mirë, se Zoti me të vërtetë i do bamirësit!” | KURAN, 02:195 |
Nuk kemi nevojë të besojmë njësoj për ta njohur të mirën e njëri-tjetrit. Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët.
Le të jetë kujtimi i saj një urë respekti, dhe një thirrje për më shumë mirësi e paqe mes nesh.




















