Maqedoni
Limani: Në Gostivar është ndaluar përdorimi ujit për pije, presim rezultatet e analizave zyrtare
Publikuar
para 14 orëvemë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka reagua lidhur me ndotjen e ujit në qytetin e Gostivarit. Ai konfirmon se deri në marrjen e rezultateve zyrtare uji në qytet do të jetë i ndaluar për përdorim.
“Sipas analizave të rregullta që kryen NP “Komunalec”, mostrat e analizuara deri më tani tregojnë se parametrat e ujit kanë qenë brenda vlerave të lejuara me ligj. Pas pranimit të denoncimit, Prokuroria Publike, policia dhe institucionet e tjera kompetente kryen kontrolle shtesë dhe morën mostra të reja për analiza laboratorike.
Deri në publikimin e rezultateve zyrtare, me rekomandim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, është vendosur ndalim i përkohshëm i përdorimit të ujit për pije dhe për përgatitjen e ushqimit. Apeloj që kjo masë të respektohet plotësisht. Ajo është parandaluese dhe është vendosur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Lidhur me pretendimet se ka pasur përzierje të ujërave të zeza me ujin e pijshëm, informacionet nga NP “Komunalec” tregojnë se në lokacionin e përmendur nuk ekziston rrjet i kanalizimit. Megjithatë, të gjitha pretendimet janë objekt verifikimi dhe vlerësimin përfundimtar do ta japin ekskluzivisht institucionet kompetente.
Për momentin nuk ka asnjë dëshmi zyrtare mjekësore apo laboratorike se shqetësimet e raportuara në lukth janë shkaktuar nga uji i ujësjellësit të qytetit. Shkaku duhet të përcaktohet në mënyrë profesionale dhe mbi bazën e analizave përkatëse.
Komuna është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht në këtë procedurë. Sapo të jenë në dispozicion rezultatet zyrtare, ato do të publikohen për opinionin në mënyrë të plotë dhe transparente.
I ftoj qytetarët të qëndrojnë të qetë, ta respektojnë ndalimin e përkohshëm dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare. Në momente të tilla, përgjegjësia e institucioneve është të vërtetojnë faktet, ndërsa përgjegjësia e të gjithëve ne është të mos përhapim informacione të paverifikuara”, thotë Limani.
You may like
Taravari për situatën në Gostivar: Mos nxirrni përfundime pa përfunduar analizat

BDI: Rruga Tetovë–Prizren nuk kalon aty, Bilall Kasami po mashtron qytetarët

Aksion kontrolli në lokalet e Tetovës: Kapen drogë dhe thika, arrestohen katër persona

30 pleq presin radhë, mungesa e stafit ua mbyll dyert e Shtëpisë së Pleqve në Kumanovë

Ndahet nga jeta Nuri Bajrami, një nga emrat e njohur të gazetarisë dhe jetës publike në Gostivar

ASH: Babai i Mimoza Musës u emërua në Bankën Zhvillimore, ky është nepotizëm




Taravari për situatën në Gostivar: Mos nxirrni përfundime pa përfunduar analizat

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë: Këtë vit mbi 55 mijë aplikime

Irani tërhiqet nga marrëveshja me SHBA: Jemi të zënë duke mbrojtur vendin

Taravari për situatën në Gostivar: Mos nxirrni përfundime pa përfunduar analizat

Daut Memishi: Së shpejti nis realizimi i projektit të rrugës Gllogjë–Përshefcë, sot filluan matjet gjeodezike

Qamili: Fundjava në Tetovë shënohet me projekte të përfunduara dhe punime që po avancojnë

Mickoski: Shumë shpejt do të jepen informacione për atë që ka ndodhur në Gostivar, do të ketë përgjegjësi

BDI: Rruga Tetovë–Prizren nuk kalon aty, Bilall Kasami po mashtron qytetarët

Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

Zekirija Berisha: Solidaritet me Gostivarin, dërgohet cisternë me ujë të pijshëm për qytetarët

Abuzoi me çmimet e naftës gjatë krizës, shteti e dërgon në gjykatë kompaninë “Euro Miti” të Sait Graincës

