Connect with us

Sport

Talenti i Ajax në radarin e Liverpoolit

Publikuar

Media italiane ‘Calciomercato’ raporton se kampionët e Evropës dëshirojnë transferimin e Neres, përcjell lajmi.net.

22 vjeçari Neres së bashku me Ajax arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e fundit, ku gjatë rrugës deri atje, eliminuan skuadra si Real Madrid dhe Juventus.

Paraqitjet e tij në garën elitare evropiane, janë përshëndetur nga protagonistët e këtij sporti, dhe këto paraqitje, i kanë pëlqyer edhe trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Neres ka një kontratë me Ajax deri në vitin 2023./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK