Maqedoni
Temperaturat e larta shtojnë thirrjet në shërbimet emergjente
Publikuar
para 2më

Në kulmin e vapës, i gjithë Shkupi mbulohet nga vetëm gjashtë ekipe të Ndihmës së Shpejtë në një turn. Çdo ekip përbëhet nga tre persona, mjeku, infermieri dhe shoferi, të cilët duhet t’u përgjigjen të gjitha thirrjeve emergjente në kryeqytet.
Vetëm në tre ditët e fundit numri i thirrjeve për një natë shkon nga 65 deri në 70 intervenime nga të cilat një e treta e intervenimeve janë që ndodhin jashtë shtëpive thotë shefja e ndërrimit të emergjencës Ana Xharova, e cila shton se rastet e thirrjeve janë shtuar në këtë periudhe si shkak i temperaturave të larta.
”Më së shumti thirrjet emergjente kanë të bëjnë me kolaps, dhe atë kemi nga 7 deri në 10 kolapse në ditë dhe disa tjera raste emergjente të cilat janë të lidhura me temperaturat e larta.tha Ana Xhareva, Shefe e ndërrimit të emergjencës.
Xharova sugjeron që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në këto temperatura të larta sidomos të mos dalin në ekspozim në diell nga ora 11:00 deri në ora 17:00.
“Qytetarët duhet të bëjnë hidratim siç duhet të organizmit, të mos kenë aktivitete të rënda fizike apo sport në këto temperatura. Sidomos duhet të kenë kujdes personat me sëmundje kronike të cilët duhet të marrin terapinë e rregullt, personat me diabet ato me sëmundje të zemrës dhe personat me sëmundje pulmologjike. Sidomos duhet kujdes i shtuar për fëmijët dhe shtatzënat.”tha; Ana Xhareva, Shefe e ndërrimit të emergjencës.
Sipas Xharevës, vetëm gjatë ditës së sotme deri në mesditë, janë regjistruar rreth pesë raste të kolapseve në vende publike, qytetarë të cilët kanë telefonuar ndihmën e shpejtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme. Shumica e rasteve të kolapsit sipas mjekës Ana Xhareva, zgjidhen në vend por rastet e qytetarëve kur nga rënia në kolaps marrin lëndime përfundojnë edhe në spital. Xhareva këshillon që në raste të tilla kur shohin ndonjë qytetarë që ka renë në kolaps, duhet ta ndihmojnë duke e bartur nën hije apo ambient të freskët, ose ta freskojnë me ujë. /Alsat.mk
You may like

Pas konfliktit familjar 26-vjeçari nga Tetova rrahu babanë, arrestohet nga policia

24-vjeçari nga Shkupi tërheq me makinë nënën e tij për rreth 20 metra, arrestohet nga policia

Zahner: Mosmarrëveshjet dypalëshe po e pengojnë rrugën drejt BE-së

Bastisje në Shkup, arrestohet një 23-vjeçar nga fshati Brezë

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rreh gruja





Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

E rëndë në Janjevë: Një person gjendet i pajetë në shtëpi

Reshjet e dendura vërshojnë nënkalimin në Ferizaj

Pas konfliktit familjar 26-vjeçari nga Tetova rrahu babanë, arrestohet nga policia

Protestë në seancën e fundit plenare, policia rrethon zonën përreth Parlamentit

Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë

24-vjeçari nga Shkupi tërheq me makinë nënën e tij për rreth 20 metra, arrestohet nga policia

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Trump bëri një pushim nga sulmet ndaj Iranit për të lënë më shumë hapësirë për diplomaci

Zahner: Mosmarrëveshjet dypalëshe po e pengojnë rrugën drejt BE-së

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

