Bota
Erdogan: Srebrenica paralajmërim për njerëzimin, Gaza na tregon se mësimi nuk është nxjerrë
Publikuar
para 3më

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, se kjo masakër mbetet një nga kapitujt më të errët dhe më të turpshëm të historisë moderne, duke vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka nxjerrë mësimet e nevojshme për të parandaluar krime të ngjashme, përcjell TRT Balkan.
Duke kujtuar fjalët e presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, se gjenocidi nuk duhet të harrohet, Erdoğan nënvizoi se Turqia vazhdon të angazhohet në arenën ndërkombëtare për ruajtjen e kujtesës së Srebrenicës, përfshirë mbështetjen për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit në Kombet e Bashkuara.
Presidenti turk tha se qëllimi i këtyre përpjekjeve është të parandalohet përsëritja e tragjedive të ngjashme, por shtoi se zhvillimet në Gaza tregojnë se bota ende nuk ka mësuar nga Srebrenica.
“Krimi në Gaza, i cili u ka kushtuar jetën 73 mijë njerëzve të pafajshëm, kryesisht fëmijë dhe gra, tregon se komuniteti ndërkombëtar, për fat të keq, ende nuk i ka nxjerrë mësimet e nevojshme nga Srebrenica”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se Türkiye do të vazhdojë përpjekjet për një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe më të përgjegjshëm, duke përsëritur moton e tij: “Bota është më e madhe se pesë.”
Erdoğan dënoi gjithashtu mohimin e gjenocidit, glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe sulmet ndaj të kthyerve në Bosnjë e Hercegovinë, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë më vendosmërisht ndaj këtyre dukurive.

You may like

Marrëveshja SHBA-Iran, ja çfarë thotë Erdogan

Hakan Fidan, akuzë te re Izraelit

Erdogan, mesazhe uniteti për botën islame

Mesazhet e forta të Erdoganit për Fiter Bajram

Erdogan, ashpër kundër Izraelit: Si po e çon botën në katastrofë…

Erdogan: Lufta të ndalet para se të shkatërrojë rajonin, nuk do të qëndrojmë indiferente ndaj krizës





Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Zjarret në Tearcë, Memishi: Zjarrfikësit treguan profesionalizëm, kërkuam ndërhyrje edhe nga ajri

Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë

Ja sa para harxhojnë mërgimtarët gjatë sezonit veror në Kërçovë?

Lajm i mirë për tifozët tetovar/ TVM2 do të transmetoj ndeshjen Hibernian – Shkëndija

Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

LSDM: Mucunski po zhvillon negociata sekrete për të ardhmen e Maqedonisë dhe po kërkon imunitet, por nuk ka rezultate

Vetura me targa zvicerane godet 4-vjeçarin në Kërçovë

Petkovski: BE-ja e rendit Bullgarinë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë, Mickoski thotë të kundërtën

MPB: 20.976 shkelje të evidentuara në trafikun e Maqedonisë gjatë korrikut

Valon Bela reagon pasi u shpall “non grata” në Shqipëri: Vendimi nuk mund ta shpallë “non grata” historinë dhe sakrificën time
