Connect with us

Maqedoni

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

Publikuar

Punësimet në Klinikën e Fëmijëve, respektivisht mungesa e stafit për të cilën flet drejtori Rexhep Memedi, ka ngjallur mosmarrëveshje ndërmjet tij dhe Ministrisë së Financave. Memedi ankohet se që nga dita e parë si drejtor është ballafaquar me presione të mëdha nga repartet e klinikës dhe shefat e tyre me kërkesa për angazhim të personelit të mesëm mjekësor, sidomos infermiereve. Për këtë, siç shpjegon, në fillim të 2025 kam dërguar kërkesë zyrtare te Ministria e Financave për të në dhënë pëlqime për angazhim të personelit të ri me kontrata në vepër, shumica motra medicinale, personel teknik dhe pastrues.

“Në dhjetor të 2025 ne kemi dërguar Ministrisë së Financave kërkesën për t’i vazhduar të njëjtat pëlqime për këto punëtorë me kontrata. Përgjigje zyrtare nga MF kemi marr negative me 22.04.2026. Në atë moment të përgjigjes negative i kemi informuar punëtorët që nuk mund t’u vazhdohen kontratat sepse Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqime për t’u paguat ata të kontraktuarit. Nga ajo ditë ne ballafaqohemi me mungesë serioze të punëtorëve dhe vendohet në pikëpyetje organizimi i punës dhe cilësia e shërbimeve mjekësore për pacientët tanë”, tha Rexhep Memedi – drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

Mungesa e infermiereve ka bërë që dy reparte të Klinikës së Pediatrisë të shkrihen në një, përkatësisht
reparti i Imunologjisë do të bashkohet me atë të Pulmologjisë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Drejtori Memedi, tha se reparti i Imunologjisë nuk është shfuqizuar, por bashkimi është bërë për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Shumë infermiere sipas ligjit, gjysma me vendime pune janë të liruara nga kujdestaritë, disa në prag të pensionit e disa të tjera me pushime të lindjes.

“Nga 144 infermiere të angazhuara në këtë klinikë, me marrëdhënie të rregulla pune, 25 janë mbi 60 vjeçe, moshën që këtë vitit dhe të radhës plotësojnë kushtin e pensionimit, largohen! 15 infermiere janë mbi 57 vjeçe dhe sipas ligjit ato janë të liruara nga kujdestaritë. 11 infermiere punojnë me orar të shkurtuar pune, sipas vendimeve nga institucione kompetente për punë sociale”, u shpreh drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Rexhep Memedi.

Dje e pyetur pse Ministria e Financave ka dhënë përgjigje negative për rreth 50 punonjës në Klinikën e Fëmijëve, të cilët pohojnë se nga janari nuk kanë marrë paga dhe janë pa status të rregulluar, ministrja Gordana Dimitrievska-Koçoska tha se të dhënat rreth kësaj çështjeje nuk janë dhënë të sakta. Sipas saj, vitin e kaluar, kur janë kërkuar pëlqime për kontrata në vepër, në të njëjtën kohë është dhënë pëlqim edhe për punësimin e 38 personave me kohë të pacaktuar. Pra, sipas Koçoskës, Ministria nuk ka refuzuar pëlqime për mjekë dhe personel mjekësor. Sipas ministres, për personelin teknik, punësimet duhet të bëhen sipas mundësisë financiare që ka institucioni, duke ia hedhur kështu fajin drejtorit të klinikës.

Maqedoni28 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri58 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK