Maqedoni
Banorët e fshatrave të Studeniçanit në protestë: kërkojnë ndërprerjen e prerjes së pyllit
Publikuar
para 5më

“Ne kërkojmë që rruga të pastrohet menjëherë, të ndalohet rreptësishtë prerja e pyllit dhe deri tek shtëpia e fundit verore rruga të jetë e kalueshme mbi Alldincë, diku 7 kilometra rruga të pastrohet dhe të ndërpritet prerja menjëherë.” tha një banor.
Këto janë disa nga kërkesat e banorëve të fshatrave Alldincë dhe Mallë Rekës, të komunës së Studeniçanit, të cilët sot protestuan për të shprehur kundërshtimin ndaj prerjes së pyjeve dhe dëmtimit të rrugëve lokale për në këto fshatra.
Sipas tyre tash e disa muaj po masakrohet pjesa e pyllit dhe drunjtë e prere lihen në rrugë. Përveç kësaj sipas tyre prerja behet edhe në pronat private pa leje përkatëse. Kërkojnë nga institucionet të marrin masa urgjente.
”Nese nuk merren masa pasi kemi bërë kërkesa por nuk janë marrë parasysh por ne do të marrim masa edhe në të ardhmen. Do të kërkojmë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me ministritë tjera pasi kësaj i erdhi më fundi.” tha një banor.
Sipas kryetarit të komunës së Studeniçanit, problemi është adresuar edhe në institucionet përkatëse por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë.
“Me këshillin e fshatit Alldincë kishim takim e biseduam dhe më pas kishim takim me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Pyjet e Maqedonisë dhe kërkuam që të ndërmarrin masa sepse qytetarët ndjehen të pa sigurt pasi ka raste që mund ta pësojnë edhe me jetë.”(3:12 – 3:22)”Nga drejtoria na premtuan se do të ndërmarrin diçka por deri tani por deri tani nuk ka asgjë.” tha; Ejup Abazi – Kryetari i komunes se Studeniçanit.
Sipas Vlatko Gruevskit, nga Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore, sanimet e mbetjeve në rrugë dhe rregullimi i rrugës do të bëhet në afat prej 2 javësh ndërsa prerja e drunjve në anët e rrugës është bërë me urdhër të Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Prerja e pyllit në rrugën e fshatit Alldincë e deri në pyllin e Majës së Selanikut është parapa për pastrim nga vegjetacioni në dy anët e rrugës me urdhër të Qendrës për Menaxhimin e Krizave ne e kishim si detyrë që të bëjmë aneks të planit për menaxhim që t’i dalim në ndihmë QMK-së pasi me pastrimin e terases ka siguri më të lartë të automjeteve. “Në disa pjesë ka degë që duhet të largohen nga rruga por presim që makineria ndërtimore të arrije lartë dhe ta rregullojmë edhe rrugën pasi ky është edhe plani vjetor.” tha; Vlatko Gruevskit – Nga Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore
Banorët thonë se nëse nuk ndërmerren masa urgjentë me protestën e radhës do të bllokojnë edhe rrugë kryesore. /Alsat.mk
You may like

“Moj DDV” rikthehet në funksion, qytetarët sërish mund të skanojnë faturat

E armatosur me skalper, 24-vjeçarja tenton të grabisë 18-vjeçarin në mes të Shkupit!

Meidani: Kufiri me një ndalesë, muzeu në Manastir merr për herë të parë kujdesin e plotë të shtetit shqiptar

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani, a rikthehet vala e pasaportave bullgare?

Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga BESA tek VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqip

“Moj DDV” rikthehet në funksion, qytetarët sërish mund të skanojnë faturat

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

Alarm në Kosovë nga rritja e rasteve me fruth: Rreth 300 të infektuar, mbi 90% të pavaksinuar

E armatosur me skalper, 24-vjeçarja tenton të grabisë 18-vjeçarin në mes të Shkupit!

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Meidani: Kufiri me një ndalesë, muzeu në Manastir merr për herë të parë kujdesin e plotë të shtetit shqiptar

Moti kthehet në ferr! Paralajmërohen erëra të fuqishme, reshje shiu e bore dhe temperatura deri në -6 gradë

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Xhensila Myrtezaj reagon nga New Yorku pas akuzave për evazion fiskal

Endrit Thaçi ndan postimin me dedikimin e Hashim Thaçit: “Gjenerata e fundit e lindur në luftë”

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani, a rikthehet vala e pasaportave bullgare?

