Connect with us

Lajme

Adnan Azizi uron Shkëndijën e Haraçinës: Luftoi dhe nuk u dorëzua kurrë

Publikuar

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përgëzuar KF Shkëndijën e Haraçinës për suksesin historik të arritur me inkuadrimin në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi vlerësoi angazhimin dhe sakrificat e klubit, duke theksuar se suksesi është rezultat i punës dhe besimit të vazhdueshëm.

“Ashtu si shqiponja dykrenare, luftoi dhe nuk u dorëzua kurrë. Krenaria e Haraçinës, KF Shkëndija Haraçinë, për herë të parë në histori inkuadrohet në Ligën e Parë Futbollistike. Një sukses i merituar pas shumë sakrificash, pune dhe besimi deri në fund”, ka shkruar Azizi.

Ai ka uruar lojtarët, stafin, drejtuesit e klubit dhe qytetarët e Haraçinës për realizimin e këtij objektivi historik.

“Urime lojtarëve, stafit, kryesisë dhe gjithë Haraçinës që e bënë realitet këtë ëndërr historike!”, ka shtuar deputeti i VLEN-it.

Shkëndija e Haraçinës siguroi promovimin në elitën e futbollit vendor pas fitores ndaj Pelisterit në ndeshjen e balotazhit të zhvilluar në Kavadar, duke shkruar kapitullin më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK