Connect with us

Sport

Daut Beqiri uron Shkëndijën: Jemi në Ligën e Parë, besuam, luftuam dhe fituam

Publikuar

Pas suksesit historik të Shkëndijës së Haraçinës, e cila siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, përcjell Zyrtare.

Beqiri, i njohur si një nga mbështetësit më të mëdhenj të klubit, ka përgëzuar ekipin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jemi në Ligën e Parë! Besuam, luftuam dhe fituam! Urime Shkëndija! ❤️🖤”, ka shkruar ai.

Shkëndija e Haraçinës shkroi histori të dielën, pasi në ndeshjen e balotazhit të zhvilluar në Kavadar mposhti Pelisterin e Manastirit pas ekzekutimit të penalltive, duke siguruar ngjitjen në elitën e futbollit vendor për herë të parë në historinë e klubit.

NA NDIQ NË FACEBOOK