Connect with us

Lajme

VLEN: Kush po e zvarrit rastin e Artan Grubit, arkivës së BDI-së?

Publikuar

më

Komunikata e VLEN

Rasti i Artan Grubit po zvarritet, ndërsa qytetarët po presin përgjigje. Njeriu që për vite ishte arkiva e gjallë e BDI-së, njeriu që di ku janë firmat, pazaret, marrëveshjet dhe aferat e pushtetit të vjetër, ende nuk po përballet me epilog institucional.

Artan Grubi, bashkë me kaçakun Përparim Bajrami, dyshohet për keqpërdorime prej 8 milionë eurove në rastin “Lotaria Shtetërore”. Kjo nuk është dosje e zakonshme, por një nga dosjet më të rënda të sistemit të BDI-së, ku politika, biznesi, lotaria dhe pushteti u përzien për përfitime private.

Prandaj, pyetja që shtrohet vetvetiu është kush po e zvarrit këtë rast? Kush ka interes që Artan Grubi të heshtë? Kush po dridhet nga ajo që mund të tregojë arkiva e BDI-së?

Në këtë rast nuk mund të anashkalohet as emri i Islam Abazit. Opinioni e mban mend mirë se Artan Grubi kishte punësuar një familjare të afërt të tij, e më pas e kishte transferuar në AEK. Sot, kur rasti Grubi po ecën me hapa breshke, qytetarët kanë të drejtë të pyesin nëse kjo është rastësi, apo pjesë e ndonjë rrjeti që prodhon mbrojtje, heshtje dhe paprekshmëri.

VLEN kërkon përgjigje dhe veprim. Rasti Grubi nuk guxon të përfundojë në sirtar. Nuk guxon të kthehet në pazar të ri të nëntokës politike, meqë çdo zvarritje e drejtësisë dëmton besimin e qytetarëve dhe rrugën evropiane të vendit.

Bota40 seconds ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni19 minutes ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri49 minutes ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme1 hour ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme1 hour ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni1 hour ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme1 hour ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë2 hours ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni2 hours ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri3 hours ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme4 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme4 hours ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

NA NDIQ NË FACEBOOK