Lajme
Hasim Murtezani: Ali Ahmeti pati 22 vite pushtet, ndërsa Zajazi ende pa kanalizim

Zv sekretari i Qerverisë Hasim Murtezani ka publikuar një reagim kritik ndaj liderit të BDI-së Ali Ahmeti, duke theksuar se pas më shumë se dy dekadash në pushtet, vendlindja e Ahmetit ende përballet me mungesë të infrastrukturës bazë.
Murtezani tregoi se gjatë një interviste nga një gazetar në Kosovë është pyetur pse vazhdimisht e kritikojnë Ahmetin.
“Sepse Ali Ahmeti ka pasur pushtet absolut në Qeveri për 22 vite dhe sot në fshatin e tij të lindjes në Zajaz nuk ke ende kanalizim”, është shprehur Murtezani.
Ai më tej ka shtuar se edhe në Kërçovë, qyteti prej nga vjen Ahmeti, mungojnë kushtet normale në sistemin shëndetësor.
“Në qytetin e tij në Kërcovë s’ke ende spital me kushte normale shëndetsore. Prandaj e kritikojmë!”, ka deklaruar Murtezani.


















