Connect with us

Sport

Lionel Messi, ‘mbreti’ i driblimeve në La Liga

Publikuar

Ylli argjentinas e mbylli vitin 2019 me triumfin në Topin e Artë, ndërsa po vazhdon të tregojë sukses edhe në këtë sezon.

32-vjeçari ka arritur që deri më tani në këtë edicion t’i bëjë 77 driblime në 14 paraqitje, që i bije se ka pasur 5.5 driblime për ndeshje.

Asnjë lojtar nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë deri më tani në La Liga, duke qenë edhe në këtë sezon i pakonkurrencë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë deri më tani ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime, e që edhe këtu i prinë listës.

Barcelona aktualisht është lider në ligë me 40 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi pas javës së 19-të.