Connect with us

Maqedoni

Hoxha: Sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave po realizohet

Publikuar

më

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mbajti fjalim hyrës në panel-diskutimin me temë “Vendosja e një sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave si bazë për ekonominë qarkulluese”, ku theksoi se menaxhimi rajonal i mbeturinave është një nga reformat më të rëndësishme në fushën e mjedisit jetësor dhe një nga investimet më të mëdha në këtë sektor.

“Për shumë kohë kemi folur për menaxhimin modern të mbeturinave, ndërsa është realizuar shumë pak. Sot tashmë po ndodh implementim konkret – vendosja e qendrave të para rajonale për mbeturina, stacioneve të transferimit dhe furnizimi i komunave me mekanizëm bashkëkohor”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se qëllimi është krijimi i një sistemi që më në fund do t’u japë fund deponive ilegale dhe mënyrës së vjetruar të trajtimit të mbeturinave.

Ministri theksoi se shteti gradualisht duhet të kalojë nga modeli i deponimit drejt ekonomisë qarkulluese, ku mbeturinat do të trajtohen si resurs dhe jo si problem.

Ai potencoi se në këtë proces tashmë janë siguruar mjete financiare dhe mbështetje ndërkombëtare, por suksesi do të varet nga ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm, koordinimi me komunat dhe ngritja e vetëdijes publike.

“Kjo është një përgjegjësi ndaj gjeneratave të ardhshme dhe ndaj natyrës që duhet ta ruajmë”, theksoi Hoxha.

Lajme17 minutes ago

Kasami “godet” BDI-në për Provimin e jurisprudencës: Nuk vepruan në drejtim të implementimit në praktikë të ligjit për gjuhët

Lajme19 minutes ago

Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet

Lajme21 minutes ago

Kasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Lajme22 minutes ago

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Kasami: Është simbolika më e mirë e asaj që përfaqëson VLEN në qeveri

Lajme26 minutes ago

Qytetarët e kërkojnë Bilall Kasamin në post qeveritar: Ti mund t’i shtysh projektet para

Maqedoni51 minutes ago

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Shqipëri1 hour ago

Nga Samiti i NATO-s te mbrojtja nga sulmet e huaja, Nufi: Kemi kapacitete për të mbrojtur territorin

Lajme2 hours ago

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit? Taravari: Asnjëherë nuk kemi pasur armiqësi

Lajme2 hours ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme2 hours ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme2 hours ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme3 hours ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

NA NDIQ NË FACEBOOK