Connect with us

Lajme

Pak orë para protestës, krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin: Çështja e provimit të jurisprudencës do të zgjidhet

Publikuar

Qeveria ka njoftuar se kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një takim pune me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku është diskutuar çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, raporton Zyrtare.

Sipas njoftimit, në takim është theksuar se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që sjellin progres, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se arsimi dhe dija përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Në këtë drejtim, institucionet po punojnë aktivisht për gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim garantimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit institucional.

NA NDIQ NË FACEBOOK