Connect with us

Maqedoni

VLEN: Bashkimi ynë e hap epokën e barazisë reale për shqiptarët

Publikuar

më

VLEN shpreh mirëkuptim për panikun në BDI, i cili buron nga një realitet i ri politik. Më 9 maj u dëshmua e kundërta e asaj që është propaguar për dy vite: VLEN jo vetëm që nuk u shpërbë, por u bashkua në një subjekt të vetëm politik. Pesë parti në një strukturë të përbashkët përbëjnë një arritje historike dhe një forcë të re, më të konsoliduar.
Në këtë kontekst, edhe përpjekjet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për të unifikuar partitë e të ashtuquajturit koalicion AKI në një subjekt të vetëm politik, kanë dështuar që në nisje, duke u përballur me refuzim të qartë nga partnerët e tij politikë, një tjetër dëshmi e krizës së brendshme të këtij kampi.
Në njërën anë është VLEN, me vizion të qartë për reforma dhe zhvillim; në anën tjetër BDI, e pareformuar dhe e zhytur në skandale. Kjo përballje mes të resë dhe të vjetrës do të përcaktojë drejtimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve.
Pika qendrore e VLEN është shqiptari në Maqedoninë e Veriut: dinjitoz, i barabartë dhe institucionalisht i fuqishëm. Angazhimi ynë është për përfaqësim real në të gjitha institucionet dhe për barazi që ndihet në praktikë, jo vetëm në letër.
VLEN do të veprojë që të drejtat e shqiptarëve të mos jenë simbolike apo objekt pazari politik. Shteti do të ndërmerr masa për zbatim të plotë të gjuhës, përfaqësimit dhe qasjes së barabartë në çdo institucion, duke garantuar një sistem të drejtë dhe funksional për të gjithë.

Lajme27 minutes ago

Zekirija Tahiri porosi Maksit: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

Lajme30 minutes ago

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

Maqedoni1 hour ago

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

Shqipëri2 hours ago

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Lajme3 hours ago

Shkup-Bllacë, 85% e tokave janë shpronësuar! Zekolli: Autostrada lëshohet në përdorim në verën e 2030-s

Maqedoni4 hours ago

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Lajme5 hours ago

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Shqipëri5 hours ago

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Lajme6 hours ago

Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

Maqedoni7 hours ago

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

Shqipëri7 hours ago

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Maqedoni8 hours ago

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

NA NDIQ NË FACEBOOK