Connect with us

Maqedoni

Provimi i jurisprudencës, Ademi: Po përgatitemi për hapat e radhës

Publikuar

Studentët shqiptar janë duke shqyrtuar vazhdimin e protestave të tyre në lidhje me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, si pasojë e mosreagimit të institucioneve edhe pas protestave të mbajtura më 6 prill. Njëri nga organizatorët e protestave, Mevlan Ademi, në një deklaratë të dhënë për TV 21 kritikoi institucionet për mungesë transparence për zgjidhjen e çështjes, transmeton Portalb.mk.

Ai thotë se studentët kanë marrë vetëm premtime, por jo edhe hapa konkretë. Për këtë arsye, Ademi njofton se po përgatiten për hapa të mëtejshëm, përfshirë mundësinë e një proteste tjetër.

“Bëhen gati dy vite që kemi dorëzuar kërkesën e parë për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, gati katër muaj që kur e kemi dorëzuar peticionin dhe pak ditë bëhen gati një muaj që e kemi pasur protestën e parë, dhe përveç premtimeve diçka konkrete nuk kemi parë. Nuk jemi kontaktuar të dimë se çfarë po bëhet apo çfarë hapa do të ndërmerren, apo si mendohet të zgjidhet, kush janë pjesë e këtyre grupeve të punës dhe kjo është ajo pikëpyetja te ne se për çfarë janë krijuar ato grupe të punës, derisa ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është shumë i qartë. Realisht, ne kemi pasur para një jave takimin me grupin organizativ dhe përgatitemi për hapat e radhës, ndoshta edhe protestën e radhës, sepse shohim që nuk ka ende asgjë konkrete”, tha Ademi.

Kujtpjmë se, mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë protestuan më 6 prill në Shkup duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrë që të mund ta japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata kërkuan drejtësi për studentët dhe dorëheqje të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov i cili ua mohon të drejtën e garantuar me ligj. Përmes një reagimi pas protestës, Ministria e Drejtësisë vazhdoi të insistojë se provimi nuk mund të jepet në gjuhën shqipe. Një ditë pas protestës, më 7 prill ka reaguar kryeministri Hristijan Mickoski, duke deklaruar se qeveria po punon për zgjidhje ligjore, ndërkaq tha se protesta pati konotacion politik dhe përpjekje për destabilizim.

Shqipëri27 minutes ago

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja

Lajme1 hour ago

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Maqedoni3 hours ago

Shpopullohen fshatrat e Bogovinës! Mbyllen dyert e shkollës në Sellcë të Keqe, asnjë nxënës i regjistruar

Shqipëri3 hours ago

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

Lajme4 hours ago

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Maqedoni5 hours ago

“Kafe te tavolina e Arsim Zekollit”, në shenjë përkujtimi!

Shqipëri6 hours ago

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

Lajme7 hours ago

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Maqedoni8 hours ago

Pas tri dekadash në arsim, pensionohet mësuesja Resmije Sulimani

Shqipëri8 hours ago

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Lajme9 hours ago

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Maqedoni11 hours ago

Studentët e UT-së dorëzuan kërkesën për jurisprudencën në shqip, nuk dihet akoma se kur ministri Shasivari do të takojë studentët

NA NDIQ NË FACEBOOK