Connect with us

Bota

Abdylvehab Ejupi analizon situatën SHBA-Iran pas armëpushimit

Publikuar

Këtë mëngjes nisi armëpushim mes ShBA dhe Iranit. Dy vendet ranë dakord për një armëpushim dy javor. Irani njoftoi se do të hapë Ngushticën e Hormuzit ndërsa të premten fillojnë bisedimet në Pakistan.

Analiza e parë pas armëpushimit sipas njohësitë të mardhënieve ndërkombëtare Abdylvehab Ejupi

– Koalicioni SHBA–Izrael nuk ka arritur të eliminojë programin iranian të pasurimit të uraniumit apo potencialin për zhvillimin e armëve bërthamore.
– Kapaciteti i raketave balistike dhe dronëve iranianë nuk është neutralizuar plotësisht. Pavarësisht goditjeve intensive, infrastruktura kryesore mbetet funksionale dhe Irani vazhdon të demonstrojë aftësi për sulme strategjike.
– Ndryshimi i regjimit në Teheran, gjithashtu ka dështuar. Në vend që ta dobësojë sistemin politik iranian, lufta ka prodhuar efektin e kundërt: ajo ka konsoliduar regjimin dhe i ka dhënë fund rebelimeve të brendshme, duke mobilizuar opinionin publik rreth pushtetit.
– Edhe skenari më radikal, fragmentimi territorial i Iranit, duket se ka dështuar plotësisht.
– Irani vazhdon të mbajë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit. Në kundërshtim me shumë parashikime fillestare, Teherani ka goditur asete amerikane në vendet fqinje me një intensitet të tillë sa ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të tyre dhe ka frikësuar çdo iniciativë të vendeve të rajonit për t’u përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.
– Rezervat amerikane të municioneve janë tashmë nën presion gmte jashtëzakonshëm, kryesisht për shkak të luftës së strezgjatur dhe efektiviteti i papritur i Iranit, sidhe per shkak vazhimit te luftës në Ukrainë. Ky konflikt i zgjatur me Iranin vetëm se i përkeqësoi këtë situatë dhe ngre pikëpyetje serioze mbi qëndrueshmërinë e operacioneve afatgjate ushtarake – veçanërisht kur mbahet në konsideratë fuqizimi rapid I Kinës dhe zhvillimet rreth Tajvanit.
– Për së pari herë qartë panë kufijtë e fuqisë së SHBA-së, një e dhënë e rëndësishme për Kinën.
– NATO doli e dobësuar nga lufta, një tjetër e dhënë për Kinën dhe Rusinë.
– Vendet arabe të Gjirit dhe Izareli – humbesit kryesore të kesaj lufte.
– Kina dhe Turqia – fituesit kryesorë të kesaj lufte.
Gjithçka është ende shumë e freskët; a do të zgjasë armëpushimi, çfarë do të ndodhë në bisedimet në Islamabad, a do të ndryshojë përsëri mendim Donald Trump. Do ta shohim…

NA NDIQ NË FACEBOOK