Lajme
Aksioni i policisë në Maqedoni, bastisjet po realizohen në Gërçec, Strumicë, Shtip dhe Shkup
Publikuar
para 2më

Forcat speciale të policisë janë në terren duke kryer bastisje në Shkup, Shtip, Strumicë dhe Gërçec. Sipas informacioneve të deritanishme të publikuara, bëhet fjalë për një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Byronë për Siguri Publike dhe Departamentin për Krim të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Ata janë në kërkim të aktiviteteve të tregtisë ilegale me drogë.
Sipas informacioneve, në shënjestër është një rrjet i organizuar kriminal i lidhur me tregtinë ilegale të kokainës. Po zhvillohen bastisje në rreth 15 lokacione dhe aksioni përfshin disa persona. Jozyrtarisht, mes të ndaluarve përmenden edhe persona të njohur në qarqet kriminale, çka tregon seriozitetin dhe përmasat e operacionit, transmeton Kolegium.
Institucionet kompetente kanë paralajmëruar më shumë detaje gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit kundër krimit të organizuar.
Sipas vlerësimit të fundit të Iniciativës Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC), Maqedonia renditet në vendin e 18-të nga 44 shtete në Evropë dhe në vendin e 103-të nga 193 vende të analizuara në botë për sa i përket veprimtarisë së krimit të organizuar.
Sipas raportit, në Maqedoni veprojnë disa rrjete kriminale, të cilat janë më aktive në tregtinë e drogës. Operacionet e tyre janë të përqendruara në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Shtip. Disa prej grupeve përdorin nivele të larta dhune dhe frikësimi, ndërsa një pjesë e tyre, siç theksojnë autorët, kanë mbrojtje politike që ua lehtëson veprimtarinë.
Raporti e identifikon Maqedoninë e Veriut si një pikë të rëndësishme tranziti për heroinën në rrugët që lidhin Afganistanin me Evropën Perëndimore përmes Turqisë dhe Ballkanit.
Në të theksohet “bashkëpunimi i mirë” i kriminelëve maqedonas me aktorë kriminalë nga rajoni dhe Turqia, por edhe me rrjete ndërkombëtare si mafia ruse dhe ajo italiane.
Tregu i brendshëm i heroinës është i vogël, por pozita gjeografike e vendit e bën atë një pjesë të rëndësishme të zinxhirit rajonal të furnizimit. Sasia e konfiskimeve varion, gjë që sipas ekspertëve tregon ndryshime në rrugët e trafikut dhe konkurrencë mes grupeve.
E ngjashme është situata edhe me kokainën – tregu është i konsoliduar dhe përfshin grupe me lidhje të drejtpërdrejta me kartelet furnizuese nga Amerika e Jugut. Edhe pse ka pasur aksione policore që kanë goditur disa rrjete, Maqedonia e Veriut vazhdon të konsiderohet si pikë tranziti.
Në raport thuhet se përplasjet mes grupeve rivale kanë çuar në incidente të dhunshme, veçanërisht në rajonin e Shkupit.
Kanabisi mbetet një nga problemet më të mëdha. Autorët paralajmërojnë se disa kompani me licencë për kanabis mjekësor janë të përfshira në tregti ilegale, duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore.
“Korrupsioni e ndërlikon më tej mbikëqyrjen, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet një vend kyç tranziti për dërgesat e kanabisit nga Shqipëria drejt tregjeve evropiane. Pavarësisht masave të shtuara të zbatimit të ligjit, tregu i kanabisit vazhdon të rritet, duke u sjellë përfitime si aktorëve vendas ashtu edhe atyre të huaj”, përfundojnë autorët e raportit./ZYRTARE.net
You may like

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, thirrje për të rinjtë deri në 35 vjeç – çmimi i parë 130 mijë denarë

Kaltrina Zekolli: Ns ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë, lidhje strategjike me Kosovën

Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet, Kasami: Ta gëzojmë këtë sukses

Mexhiti: Shkupi tashmë më afër Prishtinës, 200 milionë euro investim për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë

Filipçe: Reformat drejt BE-së nuk paraqesin kërcënim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, presidentja Siljanovska-Davkova e ka kuptuar tashmë këtë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut





Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, thirrje për të rinjtë deri në 35 vjeç – çmimi i parë 130 mijë denarë

Peci: Ndaluam punimet në 12 objekte banesore, nuk do të lejojmē ndërtim jashtë standardeve, mund të rrezikohen qytetarët

Kaltrina Zekolli: Ns ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë, lidhje strategjike me Kosovën

Numërimi i votave me postë, si qëndron rezultati aktualisht?

Zbulohet kryeorganizatori i protestave

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet, Kasami: Ta gëzojmë këtë sukses

Mexhiti: Shkupi tashmë më afër Prishtinës, 200 milionë euro investim për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë

Filipçe: Reformat drejt BE-së nuk paraqesin kërcënim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, presidentja Siljanovska-Davkova e ka kuptuar tashmë këtë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

