Connect with us

Lajme

Adnan Azizi: Kur i shoh studentët e organizuar, më bëhet zemra mal

Publikuar

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë, duke e vlerësuar mobilizimin e tyre si shenjë shprese dhe ndryshimi.

Në një postim publik, Azizi thekson se zëri i studentëve ka munguar për një kohë të gjatë, duke i cilësuar ata si “zëri i të vërtetës, i shpresës dhe i ndryshimit”. Sipas tij, protesta e sotme lidhet me një të drejtë të mohuar ndër vite, për të cilën fajëson BDI-në, ndërsa shton se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti nga VLEN.

Ai nënvizon se, pavarësisht zotimeve për zgjidhje, protesta e studentëve nuk përbën pengesë, por përkundrazi është një forcë shtesë. “Sa herë i shoh të organizuar, më bëhet zemra mal”, shkruan Azizi, duke e krahasuar angazhimin e tyre me periudha kur studentët kanë luajtur rol kyç në procese të rëndësishme për dijen dhe dinjitetin.

Azizi kritikoi edhe përpjekjet për përfitim politik nga protesta, duke akuzuar se ata që për vite nuk e zgjidhën problemin, sot tentojnë të dalin në krye të saj. Sipas tij, vetë studentët kanë treguar se “nuk ka vend për hipokrizi”.

Ai rithekson mbështetjen e tij dhe të VLEN për studentët, duke theksuar se kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në krah të tyre.

Maqedoni28 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri58 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK