Lajme
Bilall Kasami zbulon datën, ja kur do të mbahet kongresi i VLEN-it

“Janë disa opsione është prilli, është maji. Tash për tash unë nuk dua të them se është e vendosur, pasi ka qenë vetëm një nga opsionet.
Një ndër propozimet është edhe Dita e Evropës, më 9 maj.
Pra, nuk jam unë ai që vendos ekskluzivisht, janë pesë liderë që, me konsensus, duhet të vendosin për shumë çështje.
Megjithatë, një ndër ato për të cilat ka dakordësi është Dita e Evropës, dhe unë besoj se më 9 maj do të mbahet kongresi i parë i VLEN-it”, deklaroi Bilall Kasami.
















