Lajme
Fc Besa-Saraj në formë perfekte, katër fitore radhazi dhe sinjale të qarta për ambicie më të mëdha

FC Besa-Saraj po kalon një moment shumë pozitiv në stinorin pranveror, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra ka regjistruar sot fitoren e katërt radhazi, kësaj here në transfertë ndaj FK Aerodrom, me rezultat 1:2.
Kjo seri e rezultateve pozitive vjen pas një periudhe mobilizimi brenda klubit, si dhe përkrahjes nga sponsorë të ndryshëm që kanë ndihmuar në stabilizimin dhe funksionimin më të mirë të ekipit gjatë këtij sezoni.
Forma aktuale e Besës po shihet si një sinjal i qartë se në Saraj po ndërtohet diçka serioze. Për një kohë të gjatë, kësaj zone i ka munguar një klub i organizuar që mund të synojë nivele më të larta të garimit.
Rezultatet e fundit dhe angazhimi i drejtuesve së bashku me futbollistët po lënë të kuptohet se objektivi për sezonin e ardhshëm mund të jetë shumë më ambicioz. Liga e Dytë tashmë duket si një synim real për Besën e Sarajit, nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe përkushtim, poashtu edhe perkrahje serioze nga afaristet e komunes se Sarajit.
#saraj #BESA


















