Connect with us

Shqipëri

Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

Publikuar

Nga Preç Zogaj

E pabesueshme, por lajmi i zi nuk njeh skonto.

Miku im shumë dashur, Namir Lapardhaja, ka mbyllur sytë sot në kulmin e moshës. E kam takuar për herë të parë në Panairin e Librit kur ishte student dhe po përzgjdhte nepër stenda libra poetikë. Takimet tona vijuan sa herë vinte në Tiranë, pasi filloi punën si mësues në Berat. Ai u bë në sytë e mi shëmbëlltyra e Leximtarit, një titull që Borhes ia njihte vetes
si një kurorë me të lartë se ajo si autor.

Më vonë na ra shorti të shtërngonim një miqësi të veçantë, si publicistë të lidhur nga vizione të ngjashme për politikën, kulturën, jetën në përgjithësi. Libri mbeti gjithnjë nyja jonë e artë e miqësisë.

Lexonte si pakush, ishte një hipotekë lëvizese e titujve dhe bukurive letrare, një eseist dhe autor i shquar shkrimesh letrare të llojit book review, botuar në përmbledhjen “Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit”, botuar nga UET PRESS në vitin 2023, për të vijuar deri ditën e
pardjeshme me shkrime të tilla javore në gazetën “Tema”.

Është në naturën e njeriut t’i kërkojë tek më të mëdhenjtë në moshë modelet e virtyteve dhe mirësisë. Por ndodh t’i gjejë edhe tek njerëz më të vegël në moshë. Një i tillë ishte për mua Namir Lapardhaja.

Ndarje e tij nga jeta në kulmin e energjive krijuese e privon kulturën tonë nga një mendje e hapur dhe penë brilante që do të kishte dhënë shumë për pasurimin e saj.

Do ta kujtojmë gjithmonë si shembull i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë.

Pushofsh në paqe, Namir! Ngushëllimet me të thella familjes.

Lajme2 minutes ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme21 minutes ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme1 hour ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni1 hour ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë2 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

Kosovë2 hours ago

BE-ja i përgjigjet ashpër ministres serbe pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lajme2 hours ago

Osmani: Nuk mund ta dënosh Millosheviqin në Facebook dhe të qeverisësh me Ivan Stoilkoviqin

Maqedoni3 hours ago

Fitorja e vullnetit të popullit në përvjetorin e dhjetë

Kosovë3 hours ago

Pas thirrjes për spastrim etnik të Kosovës, ministrja serbe nuk tërhiqet: Krenohet me politikën e Millosheviqit

Lajme3 hours ago

VLEN: Mëkatet e BDI-së kur ishte në pushtet po e pezullojnë drejtësinë personale edhe sot!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Kumbarat e “Open Balkanit” dhe avokatët e Vuçiqit me heshtje aprovojnë deklaratën skandaloze të ministreshës serbe për pastrim etnik në Kosovë

NA NDIQ NË FACEBOOK