Connect with us

Lajme

Kasami: Ditë historike për arsimin shqip, vendosëm gurthemelin e kampusit të ri të Uiversitetit Nënë Tereza

Publikuar

Sot në Shkup eshtë vendosur gurthemeli i kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza, pikërisht në ditën e arsimit shqip, 7 Marsit.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit, ndërsa thotë se këtë vit 7 Marsi është shënuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ditë historike për arsimin shqip! Këtë 7 mars e shënuam në mënyrën më të mirë, duke vendosur gurthemelet e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza në Shkup”.

“Një investim prej 42 milionë eurosh në arsim dhe shkencë, për shumë breza që do të vijnë. Për arsimin shqip, ia VLEN!”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ndryshe, një nga sfidat kryesore të universitetit të ri shqip ka qenë infrastruktura, pasi prej themelimit ka funksionuar në objekte të përkohshme. Pas angazhimit të VLEN-it, kampusi i ri i universitetit po bëhet realitet, ndërsa konsiderohet një hap i madh për zhvillimin e tij dhe për përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik.

NA NDIQ NË FACEBOOK