Bota
MPJ e Maqedonisë së Veriut me apel: Mos udhëtoni në vendet e Lindjes e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme e e Maqedonisë së Veriut edhe një herë u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme.
Sipas njoftimit, prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut mbetet siguria dhe mbështetja e shtetasve maqedonas që mbi baza të ndryshme ndodhen në rajon dhe se gjatë periudhës së kaluar, përfaqësitë diplomatiko-konsullore kompetente janë në komunikim të vazhdueshëm me ta.
”Ministria, në koordinim me përfaqësitë diplomatiko-konsullore, po shqyrton disa skenarë të mundshëm për riatdhesim dhe evakuim, të cilët do të aktivizohen kur ta lejojnë kushtet në terren dhe/ose pas rivendosjes së trafikut ajror”, thuhet në njoftim.
















