Connect with us

Sport

Nga Ranieri te Allegri, këta janë trajnerët që po kërkohen nga Milan

Publikuar

Starti aspak i mirë i sezonit në Serie A, e sidomos humbja e fundit me përmbysje të rezultatit nga Torino, kanë bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për pasuesin e tij.

‘Rossonerët’ pas pesë xhirove renditen në vendin e 13-të në Serie A, me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

Për të dalë sa më parë nga kjo situatë, Milan ka përgatitur një listë me emra që mund të zëvendësojnë Giampaolon.

Gennaro Gattuso, Claudio Ranieri, Luciano Spalletti dhe Massimiliano Allegri, janë emrat që mund të marrin drejtimin e Milanit./Lajmi.net/