Connect with us

Lajme

Investime historike në Dizhon të Çairit, Mexhiti tregon progresin e projektit infrastruktural

Publikuar

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar sot projektin e madh infrastruktural në lagjen Dizhon, i cili po transformon rrënjësisht këtë pjesë të komunës. Ai ishte në terren së bashku me ministrin Muhamet Hoxha, duke parë nga afër progresin e punimeve.

Sipas kryetarit Mexhiti, projekti përfshin ndërhyrje të plota infrastrukturore në 18 rrugë, duke përfshirë:

Përfundimin e rrjetit të kanalizimit fekal në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore.

Puna e avancuar mbi rrjetin e ujësjellësit, me mbi 70% të punimeve të realizuara, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt për çdo shtëpi.

Faza e ardhshme do të jetë pranimi teknik nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve.

“Kjo është puna që po bëhet, me ritëm, me plan dhe me rezultate të matshme,” tha Mexhiti. “Një lagje me infrastrukturë moderne, me standard dhe me pamje të bukur. Këto janë investime që shihen. Sepse ky është Çairi ynë.”

Projekti pritet të përfundojë së shpejti, duke dhënë një standard të ri jetese për banorët e Dizhonit dhe duke forcuar pamjen dhe funksionimin e infrastrukturës në komunë.

NA NDIQ NË FACEBOOK