Connect with us

Kosovë

Spahiu: Nuk zgjedhet, asnjë forcë politike nuk e do më Osmanin për Presidente!

Publikuar

4 marsi është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka filluar takimet me subjektet politike opozitare për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Nga këto takime, sipas deklarimeve tyre, nuk është diskutuar për emra të përveçëm.

I vetmi emër deri tani është ai i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Por, sipas profesorit universitar, Nexhmedin Spahiu, Osmani nuk pritet të zgjedhet Presidente sërish.

Ai pohoi për “Gazeta Blic” se asnjë subjekt polik nuk e do më Vjosa Osmanin për Presidente.

“Jo. Asnjë forcë politike nuk e do më Vjosën për presidente” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”

NA NDIQ NË FACEBOOK