Religjion
Tribunë e përbashkët në Xhaminë Fetah Efendi: Katër hoxhallarë ligjërojnë për vlerat e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në Xhamia Fetah Efendi në Shkup është mbajtur një tribunë e përbashkët me pjesëmarrjen e katër hoxhallarëve të njohur: Bedri Lika, Muharem Ismaili, Agim Bekiri dhe Abdyl Fuga.
Tribuna u organizua si përgatitje shpirtërore për besimtarët para fillimit të muajit të Ramazanit, i cili nis të enjten. Në fjalimet e tyre, hoxhallarët theksuan rëndësinë e agjërimit, përkushtimit, solidaritetit dhe afrimit me Zotin gjatë këtij muaji të bekuar.
Ata u bënë thirrje besimtarëve që Ramazanin ta shfrytëzojnë si mundësi për reflektim, përmirësim personal dhe forcim të lidhjeve familjare e shoqërore, duke shtuar se ky muaj sjell paqe, mëshirë dhe falje për të gjithë ata që e presin me sinqeritet.






















